Radio “Europa e Lirë”: Trump presion Putinit. Kundërpërgjigjet Moska: Ne nuk jemi Irani dhe Izraeli!

Radio “Europa e Lirë”: Trump presion Putinit. Kundërpërgjigjet Moska: Ne nuk jemi Irani dhe Izraeli!

Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë nga 50 ditë në “10-12 ditë” është përballur me pothuajse heshtje të plotë nga Kremlini dhe një valë të re të sulmeve vdekjeprurëse ndaj qyteteve ukrainase, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme ta sfidojë atë. Trump i bëri këto deklarata më 28 korrik, gjatë një takimi me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Skoci. Ai iu referua një ultimatumi që i dha më herët gjatë këtij muaji presidentit rus, Vladimir Putin, që ai të pajtohej për një armëpushim, në të kundërtën tha se do të përballej me “tarifa shumë të rënda”. Atëbotë, Trump po ashtu sugjeroi për rritjen e tarifave edhe për shtete...