Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Po gjejnë ngushëllim tek njëri-tjetri pas ndarjeve? Ish-kryeministri i Kanadasë dhe Katy Perry kapen mat në një darkë luksoze në Montreal
Nuk është një fantazi adoleshentesh, por realitet: ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është parë duke darkuar me superyllin e popit, Katy Perry, në një nga restorantet më luksoze të Montrealit. Sipas TMZ, dyshja janë fotografuar të hënën mbrëma në “Le Violon”, një restorant i renditur si i 11-ti më i miri në Kanada dhe i rekomanduar nga guida prestigjioze Michelin. Në njërën nga fotot, Perry shfaqet duke buzëqeshur pranë Trudeau-s, ndërsa të dy ndajnë pjatat — përfshirë një me karavidhe — dhe konsumojnë kokteje. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një takim miqësor apo diçka më shumë, por vëmendja mediatike nuk ka munguar. Katy Perry ndodhet në Kanada për një seri koncertesh, me ndalesën e radhës në Montreal të mërkurën. Nga ana tjetër, Trudeau...