“Kodi i ri penal ka tendencë represive”, kryeprokurori Çela kundër draftit: Ashpërsimi i dënimeve me burgim nuk është zgjidhja e vetme

“Kodi i ri penal ka tendencë represive”, kryeprokurori Çela kundër draftit: Ashpërsimi i dënimeve me burgim nuk është zgjidhja e vetme

 Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar në lidhje me draftin e prezantuar për ndryshimet në Kodin Penal. Ai shprehet kundër këtij drafti në disa pika, duke theksuar se kodi i ri penal ka tendencë represive, si dhe se ashpërsimi i dënimeve me burgim nuk është zgjidhja e vetme. Reagimi i plotë: Përpara se të diskutohej mbi draftin e prezantuar do të kishte qenë e nevojshme që ky diskutim të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror mbi nevojën e pasjes së një kodi të ri. Kodi në fuqi është miratuar në vitin 1995 dhe ka pësuar ndërhyrje të shumta për t’ja përshtatur nevojave të ndryshme që ka pasur vendi, ndaj nuk mund të thuhet se ai nuk është i përshtatshëm për kohën apo ka vështirësi...