Zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës

Zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës

Një nga rezervat më të mëdha të naftës në Europë është zbuluar në Poloni, duke ngritur pyetjen nëse ky vend mund të bëhet një pikë kyçe për sigurinë energjetike të kontinentit. Bëhet fjalë për vendburimin “Wolin”, i cili ndodhet rreth 6 kilometra nga qyteti portual Świnoujście, afër kufirit me Gjermaninë. Ekspertët vlerësojnë se rezervat mund të arrijnë deri në 240 milionë fuçi nafte dhe 27 miliardë metra kub gaz natyror, shifra që mund të dyfishojnë rezervat aktuale të Polonisë. Nëse konfirmohen plotësisht, Polonia jo vetëm që do të mbulonte konsumin e vet vjetor, por mund të nisë edhe eksportin drejt vendeve fqinje si Gjermania, Çekia dhe Sllovakia. Ndikimet janë të mëdha në disa drejtime: investime në infrastrukturë, rritje ekonomike në zonat pranë Detit Baltik, dhe...