“Fideli i Partisë”, miliona euro “rrush e kumbulla” me fondet e shkollave/ Rama i jep edhe 5 milionë të tjera për aktivitetet fantazmë

“Fideli i Partisë”, miliona euro “rrush e kumbulla” me fondet e shkollave/ Rama i jep edhe 5 milionë të tjera për aktivitetet fantazmë

Megjithëse ka pasur shumë denoncime dhe indicie për vjedhje, SPAK nuk ka nisur ende hetim ndaj miliona eurove fonde shtetërore që Fidel Ylli, përfaqësues i partisë në pushtet dhe kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, ka shpërdoruar në emër të financimit të ekipeve sportive shkollore. Me vendim qeverie të datës 23 korrik 2025, kryeministri Edi Rama i ka akorduar Komitetit Olimpik Shqiptar edhe 5 milionë euro të tjera për të ashtuquajturat ekipe sportive të shkollave, duke e çuar totalin e fondeve të dhëna në 12 milionë euro. Këto fonde janë akorduar me kërkesë të Fidel Yllit dhe me propozim të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke ndryshuar për herë të tretë vendimin nr. 893, datë 27.12.2022. Fondet janë marrë nga buxheti i planifikuar për rikonstruksionin e...