Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kështu flitej gjuha shqipe në kohën e Skënderbeut
Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në një familje fisnikësh në Rhinelandin e poshtëm (Harffi mbi Erft, një fshat në veriperëndim të Këlnit). Në vjeshtën e vitit 1496, ai u nis në një udhëtim, me sa duket pelegrinazh drejt Tokës së Shenjtë, udhëtim i cili e çoi në Itali, përgjatë bregdetit të Adriatikut deri në Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azi e Vogël, dhe më pas në kthim, në Europën Qendrore deri në Francë dhe Spanjë… Gjatë rrëfimit të tij, ai ofron fjalorë të shkurtër të fjalëve dhe shprehjeve në kroatisht, shqip, greqisht, arabisht,hebraisht, turqisht, hungarisht, gjuhën baske dhe bretone Këto përbëjnë ata që mund të quhen fjalorë thelbësorë xhepi për udhëtarët, që zakonisht përfshijnë fraza të tilla...