Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Finalizohet operacioni policor i koduar “End”/ I shpallur në kërkim, vihet në prangat e policisë 57-vjeçari (EMRI)
Njoftimi i policisë: Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “End”. Kapet dhe ndalohet 57-vjeçari, i dënuar nga GJKKO me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”. Si rezultat i këtij operacioni, në Klos, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V.T., 57 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e...