Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zgjedhjet e 11 majit/ PL prezanton kandidatët! Meta mesazh nga qelia: Marrim 20 mandate në Tiranë
Audio-mesazhi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj në takimin prezantues të kandidatëve për deputet të PL, pjesë e koalicionit "PD-ASHM" Të dashur miq! Të dashur qytetarë! Edhe 35 ditë na ndajnë nga 11 Maji. 12 vjet është koha shumë e gjatë për një vend, i cili ka humbur gati një milion qytetarë aktivë. 12 vjet dhe jemi jo vetëm vendi i fundit në rajon për nivelin e eksporteve, as 8% të PBB, por rënia e eksporteve përkeqësohet pa ndalim, ndërkohë që Maqedonia e Veriut eksporton 57% të PBB. Sot, pas 12 vjetëve, jemi vendi me taksat më të larta, por edhe më të shtuara gjatë kësaj kohe në rajon, por çuditërisht jemi edhe vendi me nivelin më të ulët të mbledhjes së të...