Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ikonat shqiptare udhëtojnë drejt Francës, Ministri Gonxhe: Muzeu me koleksionin më të madh në botë, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare
Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. “Ikonat shqiptare udhëtojnë drejt Francës! Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar.Me një fond prej mbi 8200 objektesh muzeale, prej të cilave 6400 janë ikona, MKAM është muzeu me koleksionin më...