Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si të ndiheni më mirë? Njeriu ka nevojë për 8 përqafime në ditë
Studimet shkencore kanë konfirmuar se përqafimi është kurë e shkëlqyer kundër vetmisë, depresionit, ankthit dhe stresit. Përqafimi i ngrohtë dhe miqësor që afron dy njerëz bashkë sjell shumë të mira për mirëqenien fizike dhe atë mendore të njeriut. Në kohët e sotme, ekspertët kanë vënë re një ulje të fortë të mirëqenies fiziologjike dhe fizike të njeriut. Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë “Carnegie Mellon” analizuan të dhënat e 404 burrave dhe grave. Këta të fundit dokumentuan luhatjet e humorit në një hark kohor prej 14 ditësh. Sipas studiuesve, njerëzit që përqafoheshin një herë të vetme në një ditë të kaluar me konflikte, ishin në gjendje më të mirë shpirtërore se ata të cilët nuk i zgjidhin konfliktet me një përqafim. Virxhinia Satir, një nga terapistet...