Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, dëmtohet një pjesë e murit mbajtës të rrugës
                            Pas një periudhe me temperatura të larta, moti ka ndryshuar ndjeshëm duke i lënë vendin reshjeve të dendura të shiut. Këto reshje kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit. Për pasojë, segmenti rrugor është bllokuar për rreth një orë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës që operon në segmentin Skuraj–Peshkopi. Këto struktura kanë bërë të mundur pastrimin e gurëve dhe normalizimin e qarkullimit. Sipas informacioneve paraprake, është dëmtuar edhe një pjesë e murit mbajtës të rrugës, në afërsi të hidrocentralit të Shkopetit.