Dinamika e krimit në Pogradec/ Si i vra gruaja, më pas banesës së saj iu vendos flaka për të fshehur ngjarjen

Dinamika e krimit në Pogradec/ Si i vra gruaja, më pas banesës së saj iu vendos flaka për të fshehur ngjarjen

Ende pa u zbardhur si duhet akti makabër i ndodhur në një fshat të Patosit, një tjetër ngjarje tronditëse shënohet në Pogradec. Një grua, 52 vjeç, u gjend e asfiksuar në banesën e saj, pasi aty kishte rënë zjarr. Policia, zjarrfikëset dhe banorët e zonës që shkuan t‘i jepnin ndihmën e para gruas, me idenë për ta nxjerrë të gjallë nga shtëpia që ishte në flakë, e kanë gjendur të vdekur atë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa janë shuar flakët që kishin përpirë banesën. Por mjekët e spitalit kanë konstatuar se në fakt, gruaja nuk kishte vdekur nga asfiksia, por nga dhunimi, pasi ajo kishte plagë të shumta në trup. Menjëherë është ngritur një grup hetimor, kanë mbërritur në banesën...