Shkarkimi i Simon Shkrelit/ Spahia: Benet Beci vijon hakmarrjen politike dhe sulmin ndaj artit e kulturës shkodrane!

Shkarkimi i Simon Shkrelit/ Spahia: Benet Beci vijon hakmarrjen politike dhe sulmin ndaj artit e kulturës shkodrane!

Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, tani deputeti i zgjedhur, Bardh Spahia ka reaguar pas vendimit të kryebashkiakut Benet Beci, për të shkarkuar aktorin dhe gazetarin Simon Shkreli. ‘Shkarkimi i Simon Shkrelit, aktor, gazetar dhe kryefamiljar model si dhe bashkëshort i gazetares Eliona Shkreli kryetare e PD Shkodër, nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje politike primitive ndaj njerëzve të lirë e paralajmëruar që në fushatën elektorale nga vetë ai që, pasi vodhi zgjedhjet, ka nisur tashmë edhe hakmarrjen personale’, shkruan Spahia në Facebook. Postimi i plotë: Në një kohë kur nuk jep asnjë shpjegim për akuzat për korrupsion dhe hetimet që po zhvillohen ndaj tij në SPAK, Benet Beci, me "dy klasë shkollë", vijon hakmarrjen dhe përçmimin ndaj çdo shkodrani dhe nuk kursen as tempullin e...