Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!
                            Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i ftuar në studion e Klan News përballë gazetarit Besard Jacaj, vijoi me akuzat ndaj Partisë Socialiste dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për atë që e cilëson “farsë elektorale të 11 majit”. Ai deklaroi se vetëm nga qarku i Tiranës janë depozituar 570 video në vetëm dy ditë, ndërsa pritet publikimi i pamjeve të tjera zyrtare nga vetë KQZ për zonat më problematike si Zall-Bastar, Petrelë apo Kashar. “Komisionerët e PS-së kanë kërcënuar votuesit dhe u kanë hyrë në dhomën e fshehtë të votimit. Kjo është një shkelje flagrante”, tha Këlliçi. Ai shtoi se KQZ nuk ka asnjë pavarësi institucionale, duke e cilësuar atë si “paradhomë të kryeministrit” dhe duke theksuar se drejtuesi (Ilirjan Celibashi) është ish-ministër socialist. “Nuk kemi pritur...