Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Klienti i shkoi kursantit dhe e qëlloi me thikë, zbardhen detajet e plagosjes
25-vjeçari Marget Shakaj ka mbetur i plagosur me thikë në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës. Ai gjendet në sallë ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse. Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital. Efektivët e policisë kanë vendosur shiritin dhe po ushtrojnë kontroll në një biznes në Vlorë tek zona e njohur si Aleksandria, pjesë e lagjes Pavarësia të qytetit. Ka patur një konflikt në një berberhane në Vlorë, pas konfliktit me fjalë mes një klienti dhe kursantit në këtë berberhane. Pas fjalëve, klienti ka qënë ai që ka goditur me thikë kursantin në orarin e tij të punës dhe është larguar. Konflikti mund të ketë qënë i mbartur edhe nga...