Mbulesa e grupeve kriminale Arben Muçobega do të betonizojë kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, si do pastrohen paratë nga kompania ‘Bega 07′

Mbulesa e grupeve kriminale Arben Muçobega do të betonizojë kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, si do pastrohen paratë nga kompania ‘Bega 07′

Një nga zonat e pakta të mbetura të gjelbra në Tiranë pritet të betonohet. Fillimisht u betonua zona sipër Komunës së Parisit, e cila u emërtua “Kodra e Diellit”. Më pas u ndërtuan pallate sipër Kopshtit Botanik, duke e rrethuar nga të gjitha anët. Nëse do të bëjmë një krahasim me 15 vite më parë, Kopshti Botanik ka vetëm 1/3 e sipërfaqes. Një pjesë ia zuri rruga dhe shumë të tjera komplekset e pallateve. Ndërkohë, beton masiv është hedhur te zona e Liqenit Artificial. Fillimisht poshtë digës, ku ka ndërtuar Bashkim Ulaj, i cili po vijon të ndërtojë pasi ka marrë edhe një leje nga KKT së fundmi, për kullë 58 kate. Më pas ndërtime pati afër Kopshtit Zoologjik, sërish nga të gjitha anët, duke...