18-vjeçari nga Kosova dënohet me 9 vjet burg në Gjermani, zbardhen detajet e rastit

18-vjeçari nga Kosova dënohet me 9 vjet burg në Gjermani, zbardhen detajet e rastit

# 18-vjeçari nga Kosova dënohet me 9 vjet burg në Gjermani pas sulmeve me thikë Gjykata e Lartë Rajonale e Dyseldorfit ka dënuar me nëntë vjet burg një 18-vjeçar nga Kosova, i cili u shpall fajtor për dy raste të tentativës për vrasje dhe lëndim të rrezikshëm trupor. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat gjermane, ngjarjet lidhen me një seri sulmesh të ndodhura në Essen në shtator të vitit të kaluar, kur i riu ishte 17 vjeç. ### Sulmi ndaj mësueses dhe personave të tjerë Sipas vendimit të gjykatës, i riu kishte planifikuar të sulmonte mësuesen e tij kujdestare në një shkollë profesionale, si dhe persona të besimit hebre në Sinagogën e Vjetër në Essen. Ai fillimisht sulmoi dhe plagosi një kujdestar të një shkolle...