Kodi i Ri Penal! Njihuni me veprat e reja penale, dënimin për bigaminë dhe lehtësirat për të burgosurit përjetë

Kodi i Ri Penal! Njihuni me veprat e reja penale, dënimin për bigaminë dhe lehtësirat për të burgosurit përjetë

PAMJE NGA MBLEDHJA TIRANË-Për tre vite me radhë, institucionet në Shqipëri kanë punuar për një Kod të Ri Penal që pritet të marrë aprovimin e Bashkimit Evropian dhe të kalojë në Kuvend për miratim me shumicë. Ky Kod Penal që synon të jetë i qëndrueshëm për 20 apo 30 vitet e ardhshme, do të prekë shtresat thelbësore të shoqërisë përfshin një sërë ndryshimesh. Gjithsej janë bërë 30 ndërhyrje. Kodi i Ri parashikohet të jetë me 327 nene, në krahasim me atë aktualin i cili ka 285 nene e 550 paragrafe. Gjithashtu, Kodi i ri organizon veprat penale në mënyrë më logjike dhe me më pak përsëritje, për shembull, krimet seksuale, korrupsioni, dhuna familjare, janë të grupuara qartë. Një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me...