Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
                            Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Lukovë, forca zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë janë në gatishmëri. Ndërkohë, një helikopter operon nga ajri për shuarjen e flakëve. Aktualisht, nuk paraqitet rrezik për shtëpitë dhe zonat e banuara. Ndërkohë një vatër e re zjarri është raportuar këtë të hënë në Dukat-Fushë. Zjarri duket se ka djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe vatra është ende aktive. Të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, flakët po përparojnë drejt disa banesave.