Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Trump mohon përfshirjen në rastin Epstein: Nëse do të kishin diçka kundër meje, do e kishin publikuar
Donald Trump SHBA- Donald Trump u pyet për "dosjet famëkeqe Epstein" gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer. Kur një gazetar e pyeti nëse emri i tij shfaqet në dokumentet në fjalë, Trump foli shumë shkurt. "Është një farsë, e ekzagjeruar jashtë mase,"- theksoi ai, duke ua atribuar trajtimin e çështjes njerëzve që i quajti "llumi më i keq në tokë". Midis atyre që ai akuzoi me emër ishte ish-Presidenti Joe Biden. Trump u përpoq të distancohej plotësisht nga Epstein, duke pretenduar se kishte ndërprerë të gjitha kontaktet me të për vite me radhë. "Nuk kam folur me të për vite me radhë. Unë nuk shkova në ishull. E refuzova. Nuk doja të shkoja,"- theksoi ai, madje duke sqaruar se kishte refuzuar një ftesë. ...