Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi/ Lapaj vijon betejën, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ…
Në këtë mënyrë do t’i hapej rruga marrjes së mandatit nga Adriatik Lapaj, i cili ishte edhe drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit. Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) një ankesë zyrtare kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili i dha mandatin e deputetit për Qarkun Tiranë kandidates Kleana Xhuveli. Sipas përfaqësuesve të SHB, vendimi i KQZ-së është i pavlefshëm pasi kandidatët në listën e mbyllur për këtë qark, përfshirë edhe Xhuvelin, kanë dorëzuar paraprakisht dorëheqje nga kandidimi, para nisjes së procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në ankimimin drejtuar KAS-it, “Shqipëria Bëhet” kërkon anulimin e vendimit të KQZ-së dhe njohjen zyrtare të dorëheqjeve nga kandidimi....