Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Manchester City marrëveshje për të rikthyer lojtarin në bazë, do të bëhet portieri më i shtrenjtë britanik
28 Korrik 2025 10:43 Telesport Manchester City është gati të paguajë mbi 30 milionë euro për portierin 22-vjeçar James Trafford, të cilin e shitën te Burnley për 17 milionë euro në vitin 2023. Kjo do të thotë se riblerja e tij ka nxjerrë me humbje skuadrën e “citizens”, që rikthejnë në bazë portierin britanik. Trafford ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare plus një vit opsion dhe do të konkurrojë me Ederson për fanellën numër 1 nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola. Trafford-it i është dhënë leja për të kryer vizitat mjekësore. Marrëveshja për të sjellë James Trafford përsëri në Manchester City nga Burnley pritet ta bëjë atë portierin më të shtrenjtë në historinë britanike, sipas “The Athletic”. Shuma mbi 30 milionë euro tejkalon shifrën...