“Ekspozitë Performative #5 – Lyhnida – Liqeni i Dritës”, veprat artistike prodhuar si pjesë e rezidencës kërkimore

“Ekspozitë Performative #5 – Lyhnida – Liqeni i Dritës”, veprat artistike prodhuar si pjesë e rezidencës kërkimore

Nga Julia Vrapi Artistë, kuratorë arti dhe aktivistë janë pjesë e një projekti, që solli “Ekspozitë Performative #5 – Lyhnida – Liqeni i Dritës”. Ekspozitat e artit janë pjesë e rëndësishme e jetës artistike, por këtë herë në galerinë e artit në Pogradec janë me punët e tyre dhe artistë të njohur në artin pamor, si piktori Anastas Kostandini.  Projekti nga Tirana Art Lab, solli në Pogradec një rezidencë kërkimore një javore, e cila kulmoi me prodhimin e veprave të reja artistike dhe një ekspozitë publike në galerinë e arteve të Pogradecit kuruar nga Adela Demetja dhe Fabio Toska. Në këtë projekt marrin pjesë artistë, kuratorë dhe aktivistë: Bora Baboçi, Adela Demetja, Genc Kadriu, Denisa Kasa, Anastas Kostandini, Ledia Kostandini, Mariana Kostandini, Fabio Toska, Ilir...