Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Skandali, Ilir Lloshi u arrestua gabimisht pasi u ngatërrua me një person tjetër, lirohet nga GJKKO
Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të dielë masat në lidhje me grupin prej 6 personash të cilët janë arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Teksa për 5 prej tyre janë konfirmuar masat e sigurisë, një skandal i paprecedentë është shënuar në seancë. Një prej të arrestuarve është ngatërruar dhe është vënë në pranga gabimisht. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Lloshi, i cili është liruar pasi u konstatua që arrestimi i tij është bërë gabimisht. Vetë Lloshi para gjykatës është shprehur se ai nuk ka lidhje më aktivitete të paligjshme dhe se nuk ka dalë kurrë jashtë kufirit të Shqipërisë. Ilir Lloshit i përkonin gjeneralitet dhe vendbanimi me personin tjetër i cili tashmë pritet të shpallet në kërkim. ...