Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pamje që tregojnë situatën alarmante në Kalasë, në ndihmë edhe një helikopter Black Hawk (FOTO)
Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk. Ndërsa zjarri në fshatin Kalasë vijon, në ndihmë ka shkuar edhe helikopteri, i cili ka nisur hedhjen e ujit nga ajri, me qëllim izolimin e flakëve që rrezikojnë të përhapen në sipërfaqe më të mëdha dhe banesa. Ndërkohë në zonë për të parë nga afër situatën ka shkuar edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ku po ndjek nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.