Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sarandë, parkohet mbi trotuar, 31-vjeçari gjobitet dhe procedohet penalisht
Sarandë Parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, në një nga rrugët e qytetit të Sarandës, procedohet penalisht dhe gjobitet me masë administrative 20 000 lekë, 31-vjeçari. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe qytetarëve, konstatuan më datë 26.07.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Vangjel Pandi”, një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke bllokuar rrugëkalimin për automjete të tjera dhe për këmbësorët. Menjëherë pas identifikimit të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. D., 31 vjeç, banues në Kamëz, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori...