Nëna e ish të dashurit nuk e donte Ilaria Sulën: Ma shpërqendronte djalin!

Nëna e ish të dashurit nuk e donte Ilaria Sulën: Ma shpërqendronte djalin!

Mark Samson dhe Ilaria Sula ITALI- Nosr Manlapaz, nëna e Mark Samsonit, ka folur për marrëdhënien e djalit të saj me Ilaria Sulën, 22-vjeçaren që ai e vrau në shtëpinë e familjes. "Repubblica" shkruan se nëna e vrasësit ishte kundër lidhjes së tyre, dhe këtë mendim nuk e kishte mbajtur për vete. Përkundrazi! E kishte shprehur hapur sa herë kishte mundur. Por ishte viktima shqiptare ajo që me dëshirën e saj vendosi t'i jepte fund lidhjes me 23-vjeçarin filipinas. "Unë nuk doja që djali im të dilte me këtë vajzë. Ai duhej të studionte, të diplomohej në arkitekturë. Në vend të kësaj ai humbiste kohë me të. Kjo është arsyeja pse unë nuk isha dakord me këtë marrëdhënie." Këtë version e konfirmojnë edhe miqtë e familjes...