Zjarri në Borsh, Shefi i emergjencave në bashkinë e Vlorës tregon luftën me flakët prej 48 orësh: U evakuuan rreth 50 banorë, mes tyre edhe turistë

Zjarri në Borsh, Shefi i emergjencave në bashkinë e Vlorës tregon luftën me flakët prej 48 orësh: U evakuuan rreth 50 banorë, mes tyre edhe turistë

Një vatër zjarri mjaft problematike është regjistruar prej më shumë se 48 orësh në malin e Boshit, në afërsi të fshatit Borshi. Flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur nga zona e fshatrave te Delvinës, janë përhapur me shpejtësi përmes zonës së Piqerasit dhe Lukovës, për të përfunduar në territorin e Boshit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore dhe ka krijuar rrezik real për banesat në zonë, për turistët që qëndrojnë në bujtinat e fshatit, si dhe për ambientin përreth. Për shkak të përmasave dhe terrenit të vështirë, ndërhyrja është bërë si nga toka ashtu edhe nga ajri. Prej orëve të para të mëngjesit, në ndihmë kanë ardhur helikopterë për të shuar vatrat më të rrezikshme, ndërsa zjarrfikës dhe forcat e emergjencës kanë...