Zjarret nën kontroll, Çako: Falënderim për mbështetjen ndërkombëtare dhe sakrificën e forcave vendase

Zjarret nën kontroll, Çako: Falënderim për mbështetjen ndërkombëtare dhe sakrificën e forcave vendase

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi se situata e zjarreve në vend është aktualisht nën kontroll. Nga baza ajrore e Kuçovës, ai falënderoi ekuipazhin hungarez, i cili për katër ditë mbështeti forcat shqiptare në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit. “Pas disa ditësh operacion, ndodhemi në bazën e Kuçovës, ku kemi pasur mundësi të falenderojmë dhe të përcjellim ekuipazhin hungarez, i cili mori pjesë prej katër ditësh në mbështetje të ekuipazheve tona për menaxhimin e zjarreve në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht, situata e zjarreve është në kontroll. Kanë qenë dy ditë shumë të ngarkuara, dy ditë dhe netë, sidomos mbrëmja dhe nata ka pasur një intensitet të jashtëzakonshëm zjarresh, çka ka bërë të domosdoshme aktivizimin...