Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli lejon korridore për furnizimin e Gazës me ushqime dhe ilaçe, ministri i Netanjahut del kundër: Ky është dorëzim, duhet t’i pushtojmë
Izraeli njoftoi të dielën se do të ndalojë çdo ditë operacionet ushtarake për 10 orë në disa pjesë të Gazës dhe do të hapë korridore të reja për ndihma në enklavën e shkatërruar, ku pamjet e palestinezëve të uritur kanë alarmuar opinionin publik ndërkombëtar. Aktivitetet ushtarake do të ndalen nga ora 10:00 deri në 20:00 deri në një njoftim të dytë, në zonën humanitare të caktuar të Al-Mawasi, përgjatë bregut, në Deir al-Balah në qendër dhe në Qytetin e Gazës, në veri.Ushtria shtoi se rrugë të sigurta për autokolona me ushqim dhe ilaçe do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 06:00 deri në 23:00 duke filluar nga e diela. Shefi i ndihmave të OKB-së, Tom Fletcher, tha se stafi do të shtojë përpjekjet...