Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027
Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka ngritur Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Qeveria e tij do t’i shfrytëzojë maksimalisht dy vitet e ardhshme për të stabilizuar situatën në Poloni dhe për të siguruar sigurinë. Tusk e njoftoi këtë në një takim në bashki në qytetin Pabianice pranë Lodzit, siç raportohet nga mediat gjermane Die Welt. Kreu i qeverisë polake përmendi një vlerësim të ngjashëm nga Komandanti i ri Suprem i NATO-s, Alexus Grynkevich, me të cilin kishte folur pak më parë. Sipas këtij vlerësimi, Rusia dhe Kina mund të bëhen aq të forta deri në vitin 2027 sa të kërkojnë një përballje të koordinuar me NATO-n dhe...