Gjykata rrëzon kërkesën e ish-deputetit, “toka e prodhuar” nga mbushja e detit do të bëhet kënd lojrash

Gjykata rrëzon kërkesën e ish-deputetit, “toka e prodhuar” nga mbushja e detit do të bëhet kënd lojrash

Gjyqtyri Fatmir Ndreu rrëzon kërkesën e ish-deputetit Artur Roshi: “toka e prodhuar” nga mbushja e detit do të bëhet kënd lojrash   Sarandë – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka vendosur të rrëzojë përfundimisht padinë e ngritur nga qytetari Artur Roshi, i cili kërkonte të njihej si pronar i një sipërfaqeje prej 162.6 m² në lagjen nr. 4 të qytetit, truall që – sipas tij – ishte krijuar me përpjekjet dhe investimet e tij, përmes mbushjes së detit me inerte dhe përdorimit të kësaj zone si pjesë funksionale e hotelit të tij fqinj.     Artur Roshi pretendonte se kishte ushtruar posedim pa ndërprerje që prej vitit 2000 dhe se, bazuar në këtë posedim të qetë dhe të pandërprerë, duhej...