Zjarret, stabilizohet situata në Borsh dhe Lukovë

Zjarret, stabilizohet situata në Borsh dhe Lukovë

Situata nga vatrat e zjarrit në zonat e Borshit dhe Lukovës është e stabilizuar. Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ku ndër të tjera ka theksuar se forcat operacionale dhe Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të pranishme në terren, duke monitoruar nga afër zhvillimet dhe mbajtur gatishmërinë maksimale për t’i paraprirë çdo përkeqësimi të mundshëm të situatës. ‘Aktualisht, situata nga vatrat e zjarrit në zonat e Borshit dhe Lukovës është e stabilizuar. Forcat operacionale dhe Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të pranishme në terren, duke monitoruar nga afër zhvillimet dhe mbajtur gatishmërinë maksimale për t’i paraprirë çdo përkeqësimi të mundshëm të situatës’, shkruan Vengu në rrjetin social Facebook.