Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PAMJET apokaliptike- Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët në Borsh! Evakuohen banorët, rruga Himarë-Sarandë e pakalushme
PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË-Situata me zjarret vijon të jetë problematike në jug, ku flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme për shkak të rrezikut nga zjarri që ka pushtuar fshatin turisti. Pamjet tregojnë luftën e zjarrfikësve mëngjesin e sotëm me flakët masive që kanë përfshirë pjesë të mëdha të fshatit Borsh në Himarë, prej mbrëmjes së djeshme. Vatra e zjarrit është favorizuar nga bimësia, era dhe temperaturat e larta. Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu raporton se në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit....