Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Lufta me flakët në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, një mëngjes zjarri dhe heroizmi
                            Në brigjet e bukura të Jonit, ku turizmi dhe qetësia e verës priten të lulëzojnë, ky mëngjes nisi me një tjetër betejë kundër flakëve. Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, era e fortë e orëve të para të ditës u bë aleate e zjarrit, duke favorizuar përhapjen e tij me shpejtësi drejt banesave dhe bizneseve të zonës. Aksioni nga ajri rinisi menjëherë: Dy helikopterë të Forcës Ajrore u ngritën mbi kodrat dhe ullishtet, mbi linjat e zjarrta që kërcënonin vendbanimet, duke lëshuar valë pas vale uji për të neutralizuar vatrat. Nga lart, shiheshin shtigje tymi që lëviznin me erën, ndërsa poshtë tyre, në terren, një rrjet njerëzish të angazhuar deri në vetmohim bashkërendonte çdo lëvizje. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë gjithë natës: Zjarrfikësit dhe Forcat...