Pakot me mbishkrimin “Papaya Punch”, arrestohet shqiptari në Itali, i gjendet 14 kg drogë në frigorifer

Pakot me mbishkrimin “Papaya Punch”, arrestohet shqiptari në Itali, i gjendet 14 kg drogë në frigorifer

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e djeshme, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, efektivët e policisë, vunë re lëvizje të dyshimta të shqiptarit, pranë një shtëpie në Via Bigari në zonën e Bolonjës. 52-vjeçari, i cili u largua dhe u kthye në mënyrë të dyshimtë nga e njëjta banesë disa herë, u ndoq nga oficerët mëngjesin e djeshëm. Ai u ndalua nga oficerët rreth orës 12:50 të mesditës, ndërsa po përpiqej të hynte në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit të banesës, policia zbuloi zbuloi 25 pako që përmbanin hashash të etiketuar “Papaya Punch” me një peshë totale prej 12.13 kg, dhe pesë pako që përmbanin 2.3 kg marihuana. Lënda narkotike ishte fshehur në frigorifer. Shqiptari u arrestua...