Dështon sërish konstituimi i Kuvendit në Kosovë, seanca tjetër në 22:00! Gazetari zbulon negociatat prapa kamerave

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit në Kosovë, seanca tjetër në 22:00! Gazetari zbulon negociatat prapa kamerave

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan sërish sot në tentimin e 53-të për konstituimin e Kuvendit, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. 107 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por konstituimi dështoi pasi që sërish nuk pati propozime dhe kuorum për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.  Një tentativë të fundit, të 54-t është caktuar të vazhdojë sot në orën 22:00. Por çfarë po ndodh në këto orë? Gazetari Venhar Isufi nga Prishtina në një intervistë për Syri Tv thotë se Vetëvendosje po vijon negociatat për të gjetur votat që do ulin në karrigen e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. “Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kemi hyrë...