Operacioni i SPAK/ Dumani dhe Xholi: Grupet shqiptare me nivel të lartë sofistikimi, shtrirje në disa kontinente

Operacioni i SPAK/ Dumani dhe Xholi: Grupet shqiptare me nivel të lartë sofistikimi, shtrirje në disa kontinente

SPAK bëri sot njoftimin e parë zyrtar pas operacionit të kryer një ditë më parë që përfundoi me arrestimin e disa personave, pjesëtarë të një grupi kriminal të trafikut të kokainës. Lënda narkotike transportohej nga vendet e Amerikës Latine, Kolumbia dhe Ekuadori, përmes kontejnerëve dhe mbërrinte në brigjet europiane, në portet belge dhe holandeze. “Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e...