Seancë e nxehtë sot në Fier/ Katër zyrtarë të bashkisë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe evazion fiskal

Seancë e nxehtë sot në Fier/ Katër zyrtarë të bashkisë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe evazion fiskal

Këtë të shtunë në Fier po mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për katër zyrtareve qe akuzohen për çështjen e parkimit në Fier. Adela Hysenaj ish-nënkryetare e bashkisë, Martin Dodi sekretar i bashkisë, Anisa Cjapi shefe e tatimeve në bashki dhe Vasil Ceku shef i kontrollit tatimor në e tatimeve, janë paraqitur se bashku me avokatet në seancë. Prokuror të çështjes janë Ervis Alliaj dhe drejtuesi i prokurorisë Elion Mustafaj. Në seancë gjyqtarja e gatshme Aurora Tushe. Sipas prokurorisë, këta persona, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë. Po ashtu dyshohet se këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e...