Sulm terrorist në Iran, të paktën tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sulm terrorist në Iran, të paktën tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj gjykatës provinciale në qytetin Zahedan, në provincën juglindore të Sistan-Baluchistanit, në Iran. Lajmi është konfirmuar nga burime të sistemit gjyqësor iranian, ndërsa bilanci mbetet ende paraprak. Sipas faqes iraniane në mërgim Iran International, sulmin e ka marrë përsipër grupi militant Jaish al-Adl, i shpallur organizatë terroriste si nga Republika Islamike e Iranit ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky grup ka ndërmarrë sulme të përsëritura kundër trupave të Gardës Revolucionare Islamike dhe forcave të sigurisë në këtë rajon. Sulmi vjen pas paralajmërimeve të Jaish al-Adl për hakmarrje ndaj ekzekutimeve të të burgosurve baluçë. Sipas raportimeve të organizatës Iran Human Rights, vetëm në...