“Nuk është vetëvrasje”/ Vëllai i Epstein trondit Amerikën: Vëllai kishte informacione për Trump

“Nuk është vetëvrasje”/ Vëllai i Epstein trondit Amerikën: Vëllai kishte informacione për Trump

Mark Epstein, vëllai i financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, deklaron se ai nuk është vetëvrarë dhe se kishte njohuri komprometuese për Donald Trump-in. Nga Florida, ku jeton, Mark Epstein, 71 vjeç, ka hedhur dyshime serioze mbi versionin zyrtar të vdekjes së vëllait të tij, i cili u gjet i pajetë në qelinë e tij në vitin 2019, ndërkohë që përballej me akuza për trafik seksual të të miturave. Ai fajëson autoritetet amerikane dhe shpreh mosbesim ndaj Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së. “Kushdo që sheh provat nuk beson se është vetëvrasje… është vrarë,” deklaron ai për median italiane Corriere della Sera. Dyshime mbi autopsinë dhe ndërhyrjet politike Sipas Epstein, fillimisht mjekët ligjorë nuk arritën të përcaktonin nëse bëhej fjalë për vetëvrasje apo vrasje, duke lënë hapur...