Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Si duhet të financohet ndihma për zhvillim në Lindjen e Mesme në të ardhmen?
Organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Lindjen e Mesme përgjigjen gjithmonë njësoj: Eshtë e pamundur të thuhet. “Askush nuk e di vërtet se çfarë po ndodh,” tha për DW drejtuesi i një projekti sirian, duke komentuar shkurtimet e ndihmës amerikane gjatë administratës Trump. “Ata ende nuk e kanë ndaluar plotësisht ndihmën, ndaj ne thjesht po shpenzojmë para muaj pas muaji dhe shpresojmë për më të mirën,” shtoi ai. Edhe themeluesi i një rrjeti gazetarësh në Bagdad shprehet: “Nuk e dimë ende nëse do të marrim fondet e premtuara për këtë vit. Ndoshta nuk do të mund të paguajmë disa nga gazetarët tanë. Aktualisht po kërkojmë ndihmë nga organizata të tjera për të kompensuar mungesat.” Për të shmangur probleme me donatorët, të dy personat kërkuan...