Vatrat e zjarrit përhapen në Borsh/ Forcat zjarrfikëse në terren

Vatrat e zjarrit përhapen në Borsh/ Forcat zjarrfikëse në terren

foto nga zjarri DELVINË- Prej disa ditësh, vatra zjarri janë aktivizuar në disa zona të vendit. Ende vazhdon të jetë aktiv zjarri në malin e Dukatit dhe në zonën e Delvinës, ku situata ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar djegien e tokave pjellore dhe disa banesave. Për shkak të përhapjes së madhe si pasojë e erës, zjarri ka prekur edhe kodrat mbi Borsh dhe Piqeras, që janë pjesë e njësisë administrative Lukovë. Forcat zjarrfikëse janë prezente në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore. Sipas informacioneve zyrtare, zjarri vijon të jetë aktiv në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçez dhe Palavli, në Delvinë. Në terren ndodhen 100 forca, ndërsa situata ka dalë jashtë kontrollit në tre fshatra: Palavli, Vergo dhe Kopaçez....