Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza/ Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet
Çfarë e bën Gjermaninë kaq të veçantë? Jörg Krämer, Kryeekonomist në Commerzbank, pohon: “Gjermania është e larmishme”. Ai thotë se Gjermania ka korporata të mëdha globale që kanë selinë e tyre këtu. Pothuajse edhe më të rëndësishme për të janë ndërmarrjet e shumta të vogla dhe të mesme. Krämer i quan ato shtylla kurrizore e ekonomisë gjermane. “Ato janë fleksibël, kanë krijuar shumë vende pune në të kaluarën dhe paguajnë paga të mira.” Këto janë shpesh kompani inovative që janë liderë të tregut global në sektorët e tyre të specializuar. Baza ekonomike e fuqishmePër dekada të tëra, këto kompani kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga globalizimi. Motoja ishte prodhimi “pikërisht në kohë”. Shumë – qofshin korporata globale apo kompani të mesme – e kanë...