Thuram: Më e mira nuk ka ardhur ende për Interin, nuk kemi folur për tripletën

Thuram: Më e mira nuk ka ardhur ende për Interin, nuk kemi folur për tripletën

Marcus Thuram, sulmuesi franez i Interit, i intervistuar nga “CBS Sports Golazo”, ka treguar se çfarë pret nga sezoni që po zhvillohet tani: “Mendoj se më e mira nuk ka ardhur ende, të paktën kështu shpresoj. Ndeshjet e rëndësishme vijnë tani, besoj se skuadra jonë është e përbërë nga kampionë. Kampionët shihen në këto ndeshje. Nuk kemi folur për tripletën në dhomat e zhveshjes, thjesht i thamë njëri-tjetrit se duhet t’i fitojmë ndeshjet e ardhshme që na presin”. Sot do të luhet ndaj Parmës: “Natyrisht, kundër Parmës është një ndeshje ndryshe nga të tjerat për mua. Unë dhe vëllai im kemi lindur atje, babai ka luajtur vitet më të mira të karrierës së tij si futbollist atje. Është bukur të kthehem në shtëpi, por shpresoj...