Zjarret “pushtojnë” vendin/ Mali i Shpiragut përfshihet nga flakët, kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Zjarret “pushtojnë” vendin/ Mali i Shpiragut përfshihet nga flakët, kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Zjarri në Shpirag BERAT- Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Konisbaltë, teksa flakët kanë përparuar këtë pasdite drejt fshatit Mishovë e më pas drejt malin Shpirag. Bëhet me dije se zjarri i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta gjatë ditës, po vijon aktualisht me intensitet të lartë. Raportohet se situata është kritike dhe flakët nuk po vihen në kontroll as nga zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë, por ndërhyrja e tyre ka hasur në vështirësi për shkak të mungesës së rrugës. Në kushte të tilla, është kanë kërkuar edhe ndërhyrjen me helikoterë nga ajri. Aktualisht zjarri ka përfshirë të gjithë sipërfaqen e malit Shpirag, ku po shkrumbon shkurre e ferra. Flakët po përparojnë edhe drejt ullishteve në fshatin Galinë. Në këtë zonë janë përqëndruar forca...