Shefi i Komisariatit Delvinë Agim Troci sakrifikon veten për të shpëtuar një fëmijë nga flakët

Shefi i Komisariatit Delvinë Agim Troci sakrifikon veten për të shpëtuar një fëmijë nga flakët

Shefi i Komisariatit Delvinë Agim Troci sakrifikon veten për të shpëtuar një fëmijë nga flakët Një akt heroik që ka prekur zemrat e gjithë komunitetit ka ndodhur në fshatin Kopaçez, Delvinë, ku prej dy ditësh zjarret po përpijnë gjithçka përpara. Shefi i Komisariatit të Delvinës Agim Troci, ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar nga një banesë që kishte marrë flakë.   Në kulmin e flakëve, kur të gjithë prisnin ndërhyrjen e zjarrfikësve, z. Troci ka hyrë në banesën e rrethuar nga flakët, pa u menduar dy herë, për të nxjerrë të miturin që ndodhej ende brenda. Pavarësisht rrezikut të jashtëzakonshëm, ai arriti ta shpëtojë fëmijën, por vetë pësoi djegie të shumta në fytyrë, në duar dhe në këmbë. Menjëherë pas...