ARRSH për mbylljen e Urës së Milotit: Po hartohet një projekt për ndërhyrje emergjente

ARRSH për mbylljen e Urës së Milotit: Po hartohet një projekt për ndërhyrje emergjente

Ura e Milotit TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se ura auto-hekurudhore e Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, paraqet një rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit. Sipas ARRSH është marrë vendimi për mbylljen e plotë të urës dhe ndërprerjen e qarkullimit për t'u bërë ndërhyrje në strukturë. Ndërtimi i urës krejtësisht të re është parashikuar nga ARRSH si pjesë e programit “100 Ura”, i cili realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore. Teksa do të ndërhyhet në urë, ARRSH rekomandon përdorimin e rrugëve alternative: Rruga kryesore Lezhë – Milot dhe Rruga e Kombit. NJOFTIMI I AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR: NJOFTIM! Ura auto-hekurudhore e Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, paraqet një rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e:...