Gërryerjet në shtratin e Matit detyrojnë ARRSH të mbyll urën e Milotit: Rrezik serioz për sigurinë

Gërryerjet në shtratin e Matit detyrojnë ARRSH të mbyll urën e Milotit: Rrezik serioz për sigurinë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar mbylljen e plotë të Urës Auto-Hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, për shkak të dëmtimeve serioze që kërcënojnë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit. Vendimi vjen pas një ekspertize teknike që zbuloi dëmtime të konsiderueshme në themelet mbështetëse, erozion të theksuar në bazamentin e urës për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit të lumit, si dhe gërryerje në të gjithë shtratin lumor. Mbyllja e menjëhershme dhe ndërprerja e qarkullimit janë masa të domosdoshme, veçanërisht duke marrë parasysh trafikun e rënduar gjatë sezonit veror. ARRSH, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, po harton një projekt ndërhyrjeje emergjente që do të zbatohet menjëherë në ditët në vijim. Rrugët alternative Përveç ndërhyrjes emergjente, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka parashikuar...