Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Ne nuk mund të merremi me ushqyerjen e armikut, Gaza do të jetë hebraike’, thotë ministri izraelit
Ministri izraelit për Trashëgimi, Amichai Eliyahu, tha se Izraeli nuk duhet të merret me urinë në Gaza, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga e gjithë spektri politik. Sipas raportimit të ‘The Times of Israel’, politikani i djathtë nga partia Otzma Yehudit hodhi poshtë paralajmërimet e përsëritura të OKB-së për urinë e shkaktuar nga njeriu në enklavën e rrethuar, duke pretenduar se qeveria izraelite ‘po vrapon drejt shkatërrimit të Gazës’. “Falë Zotit që po e fshijmë atë të keqe. E gjithë Gaza do të jetë hebraike”, tha Eliyahu për Radio Kol Barama, shkruan The Times of Israel. “Nuk duhet të merremi me urinë në Gaza, le ta kujdeset bota për ta. Asnjë komb nuk ushqen armiqtë e vet. A kemi humbur fare arsyen? A duhet të...